Ukraina ka pranuar edhe 1.5 miliard dollarë ndihmë financiare, thotë kryeministri - NACIONALE

Ukraina ka pranuar edhe 1.5 miliard dollarë ndihmë financiare, thotë kryeministri

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, i falënderoi Shtetet e Bashkuara të shtunën për përkrahjen e tyre, pasi vendi i tij mori 1.5 miliard dollarë shtesë si pjesë e ndihmave ndërkombëtare financiare.

“Buxheti shtetëror i Ukrainës pranoi një grant prej 1.5 miliard dollarësh. Kjo është pjesa e fundit e ndihmës prej 4.5 miliardë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara, nga Fondi i Besimit i Bankës Botërore”, shkroi kryeministri ukrainas në rrjete sociale.

Ai tha se këto fonde do të përdoren për t’i plotësuar shpenzimet buxhetore për pagesat e pensioneve dhe për programet e asistencës sociale.

Lajme të ngjashme