Ukraina i shkëmben aleatin e Putinit dhe 55 të burgosur me mbrojtësit e Mariupolit - NACIONALE

Ukraina i shkëmben aleatin e Putinit dhe 55 të burgosur me mbrojtësit e Mariupolit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ukraina të enjten njoftoi për shkëmbim të profilit të lartë të të burgosurve, që ishte kulmi i përpjekjeve disamujore për të liruar shumë nga luftëtarët që e mbrojtën fabrikën e çelikut në Mariupol gjatë rrethimit rus. Në këmbim, Ukraina liroi një aleat të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe 55 të burgosur të tjerë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se qeveria e tij e ka fituar lirinë nga mbajtja ruse për 215 qytetarë ukrainas dhe të huaj, me ndihmën e ndërmjetësimit turk dhe saudit. Ai tha se shumë prej tyre ishin ushtarë dhe oficerë që ballafaqoheshin me dënim me vdekje në territorin e pushtuar nga Rusia.

Zyrtarët rusë nuk e konfirmuan menjëherë ose komentuan atë që duket si shkëmbimi më i madh i të burgosurve gjatë luftës gati shtatëmujore.

Nga numri i përgjithshëm, 200 ukrainas u këmbyen me vetëm një person – Viktor Medvedchuk, figurë opozitare ukrainase, me qëndrime pro-ruse.

Lajme të ngjashme