Ukraina i jep fund transitit të gazit rus për në BE - NACIONALE

Ukraina i jep fund transitit të gazit rus për në BE

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dërgesat e gazit rus për në shtetet e Bashkimit Evropian kanë marrë fund pas skadimit të afatit të një marrëveshjeje 5-vjeçare mes operatorit ukrainas të transitit të gazit, “Naftogaz”, dhe kompanisë ruse “Gazprom”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më herët se vendi i tij nuk do ta lejonte Rusinë që të “fitojë miliarda shtesë mbi gjakun tonë” dhe se i kishte dhënë Bashkimit Evropian një vit për t’u përgatitur, raporton televizioni BBC.

Komisioni Evropian tha se sistemi i gazit i kontinentit është “i qëndrueshëm dhe fleksibil” dhe se ka kapacitet të mjaftueshëm për t’u ballafaquar me përfundimin e transitit përmes Ukrainës.

Rusia ende mund të dërgojë gaz në Hungari, Turqi e Serbi përmes gazsjellësit “TurkStream”, i cili kalon nëpër Detin e Zi.

Ndërprerja e dërgesave nëpër territorin e Ukrainës e shënon përfundimin e një epoke të gazit të lirë rus në BE.

Lajme të ngjashme