Ukraina e shton importin e energjisë pas sulmeve ruse - NACIONALE

Ukraina e shton importin e energjisë pas sulmeve ruse

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Importet ditore të energjisë elektrike në Ukrainë do ta arrijnë nivelin më të lartë këtë vit të martën pas një vargu të sulmeve raketore ruse ndaj infrastrukturës kritike që shkaktuan ndërprerje rryme në shumë rajone, tha Ministria e Energjisë.

Sulmet – më të mëdhatë ndodhën të premten – kanë shkaktuar dëme të mëdha në objektet e prodhimit dhe transmisionit, duke e detyruar Kievin që ta ndalë eksportin e energjisë, raporton agjencia “Reuters”.

Importi i rrymës pritet të arrijë në 18.649 megavatë/orë të martën, nga 14.900 megavatë/orë të dielën, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Energjisë.

Si kontrast, Ukraina kishte eksportuar 3.300 megavatë/orë një ditë para valës së parë të sulmeve ruse më 22 mars.

Ukraina ka qenë e lidhur në rrjetin e bashkuar të BE-së që nga javët e para të luftës më 2022. Importet i vijnë nga Rumania, Sllovakia, Polonia, Hungaria dhe Moldavia, sipas operatorit të rrjetit elektrik, “Ukrenergo”.

Lajme të ngjashme