Ukraina e Rusia i shkëmbejnë trupat e më shumë se 1.000 ushtarëve - NACIONALE

Ukraina e Rusia i shkëmbejnë trupat e më shumë se 1.000 ushtarëve

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Rusia ka thënë se ia ka dorëzuar mbetjet e 1.000 ushtarëve Ukrainës dhe ka pranuar 35 trupa të ushtarëve rus si shkëmbim.

Shkëmbimi vjen në kohën kur kryengeciatori ukrainas u takua me emisarët e presidentit amerikan, Donald Trump, në Gjenevë për të diskutuar rreth planeve ekonomike për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, raporton televizioni BBC.

Negociatorët gjithashtu po përgatiten për rundin e tretë të bisedimeve të udhëhequra nga ShBA-ja me qëllim të përfundimit të konfliktit – një takim trepalësh ku përfshihet edhe pala ruse.

Disa orë para bisedimeve të Gjenevës, Rusia hodhi 420 dronë dhe 39 raketa në gjashtë rajone të Ukrainës, duke lënduar dhjetëra njerëz, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Vladimir Medinsky, ndihmës i lartë i presidentit rus, Vladimir Putin, njoftoi për shkëmbimin e trupave në një njoftim të shkurtër në rrjetin “Telegram”. Ai nuk dha hollësi, por publikoi një fotografi ku shiheshin trupat duke u shkarkuar nga një kamion.

Disa orë më vonë, Ukraina tha se kishte pranuar 1.000 trupa që, “sipas të dhënave paraprake nga pala ruse, mund t’u përkasin mbrojtësve ukrainas”.

Ky shkëmbim është i mbështetur në një marrëveshje të arritur nga dy palët gjatë bisedimeve të zhvilluara në Stamboll qershorin e vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme