Ukraina do të nxjerrë pulla postare në përkujtim të shpërthimit të urës së Krimesë
Shërbimi Postar i Ukrainës do të lëshojë pulla të reja që shfaqin urën e dëmtuar të ngushticës Kerch, e cila lidh Krimenë me Rusinë, njoftoi të shtunën CEO i saj.
“Nuk do t'ju uroj një ditë të mbarë, sepse tashmë është e mrekullueshme. Ura e Kerch-it ka marrë fund,” është shprehur kreu Igor Smelyansky.
Pulla postare do të shfaqë dy figura që ngjajnë me yjet e Hollivudit Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet në pozën e tyre ikonike nga filmi i vitit 1997 "Titanic".
Por, në imazhet e shpërndara duke edhe një zarf me një imazh të Krimesë duke thyer prangat me Rusinë.
Bëhet e ditur se çmimi i pullës do të jetë 18 hryvnia ukrainase (0,48 dollarë) dhe Kievi planifikon të printojë 7 milionë kopje për qarkullim.
Përtej të qenit e vetmja urë që lidh Krimenë e aneksuar me kontinentin rus, struktura kishte një rëndësi të madhe simbolike për objektivin e presidentit rus Vladimir Putin për të marrë Ukrainën dhe për ta lidhur atë me Rusinë përgjithmonë.
