Uk Lushi me reagim të ashpër: Pse duhet kryetarja e Gjykatës Speciale të takohet me ambasadorë? - NACIONALE

Uk Lushi me reagim të ashpër: Pse duhet kryetarja e Gjykatës Speciale të takohet me ambasadorë?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe opinionisti, Uk Lushi, ka reaguar ashpër pas njoftimit të Gjykatës Speciale, ku thuhet se kryetarja e Speciales, u takua me ambasadorë.

Lushi ka pyetur pse duhet kryetarja e një gjykate të takohet me ambasadorë.

Lushi ka thënë se Gjykata Speciale po e dëmton drejtësinë dhe rrezikon destabilizimin e Kosovës.

Postimi:

Gjykata Speciale pretendon se është një gjykatë e Kosovës. Kryetarja e kësaj gjykate, Trendafilova, një gjyqtare në Bullgarinë komuniste, e vizitoi Kosovën dhe i kushtëzoi gazetarët të marrin pjesë në konferencën për media vetëm nëse nuk incizojnë!

Por ajo që ishte edhe më absurde ishte fakti që ajo u takua me ambasadorë të huaj në Kosovë! Pse duhet një kryetare gjykate të takohet me ambasadorë? Gjykata Speciale po dëmton drejtësinë ndërkombëtare dhe po rrezikon destabilizimin e Kosovës.

Lajme të ngjashme