Ujdia për përfaqësimin e Kosovës në CEFTA, Hoxhaj: Është shkelje brutale e Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit - NACIONALE

Ujdia për përfaqësimin e Kosovës në CEFTA, Hoxhaj: Është shkelje brutale e Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kritikua Qeverinë e Kosovës dhe Bashkimin e Evropian për ujdinë që e kanë arritur rreth përfaqësimit të Kosovës në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).

Ai ka thënë se kompromisi që është bërë për lejimin e mallrave serbe në Kosovë është shkelje brutale e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

Në një intervistë në emisionin “Interaktiv”, Hoxhaj ka treguar pikat që është shkelur kjo marrëveshje.

“Pranimi i kompromisit nga Kurti (për lejimin e mallrave serbe) nuk e ka ndërruar përmbajtjen e pranisë së Kosovës në CEFTA, e ka ndërruar vetëm përfaqësimin. Nuk ka ndërruar Konventa e e CEFTA-s... është gjetur vetëm një zgjidhje si të ulet në tavolinë dhe të jetë funksionale. Çështja e CEFTA-s, kompromiset e Kosovës, qëndrimi i Sarrazinit dhe i evropianëve tregon për diçka tjetër. Ne kemi pasur Marrëveshje të Brukselit. Nga pika e parë deri te e pesta e kemi pasur që Kosova duhet të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare si shtet sovran dhe e shoh mënyrën se si është përfaqësuar Kosova në CEFTA është shkelje brutale e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Jo që Kosova e Serbia s’po e zbatojnë marrëveshjen, por edhe gjermanët, francezët e BE-ja që e kanë propozuar një plan të tillë vetëdijshëm po e shkelin”, është shprehur Hoxhaj, raporton Koha.net.

Lajme të ngjashme