Ugljanin për xhaminë e djegur nga Serbia te Ura e Ibrit: Jemi të gatshëm për bisedime - NACIONALE

Ugljanin për xhaminë e djegur nga Serbia te Ura e Ibrit: Jemi të gatshëm për bisedime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nexhat Uglanin, kryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, ka folur rreth xhamisë te Ura e Ibrit, e cila ishte djegur nga ushtria dhe policia e Serbisë në vitin 1999.

Në një përgjigje, Ugljanin tha se kryetar i Komunës, Erden Atiq, është i gatshëm për bisedime.

Ai e ka bërë të qartë se vendi është pronë e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në këto rrethana, ne nuk kemi biseduar ende. Do të bisedojmë në ditët në vijim me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, sepse është pronë e Bashkësisë Islame. Ne jemi gati si Kuvend, por edhe kryetari i komunës është i gatshëm për bisedime, sidomos për të parë rrethanat në aspektin e sigurisë, sidomos në këtë moment, sepse aty është edhe hapja e urës… Do të flasim, por ajo i takon Bashkësisë Islame të veprojë. As ne si komunë dhe as si kuvend nuk duam ta politizojmë situatën e restaurimit të xhamisë. Kjo është nevoja e qytetarëve, veçanërisht e besimit mysliman… është i vetmi qytet në këtë rajon dhe në Evropë, që nuk ka objekt të rëndësishëm për adhurim dhe për kryerjen e ceremonive fetare”, tha Ugljanin.

Lajme të ngjashme