Ud/Drejtori i AKPP-së mohon akuzat e Kajtazit për UDB-në: Shtrembërim i të vërtetave, s'kam pas as njohuri elementare për atë punë
Ud/Drejtori i Agjencisë për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme, Enver Krasniqi, ka reaguar ndaj postimit të Vehbi Kajtazit në të cilin thuhet se Krasniqi ka qenë shef i sherbimit informativ serb në Klinë. Në reagimin e tij dërguar Nacionales, Krasniqi ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me siç ka thënë ai "shtrembërimin e të vërtetave dhe fyerjen e njerëzve, qofshin ata kushdo."
Krasniqi ka konfirmuar se në periudhën nga shtatori i vitit 1987 deri më 1 shtator 1990 ka punuar në Sekretariatin Krahinor të Punëve të Brendshme në SHSSH në Pejë, paralelja Klinën. Megjithatë, ai deklaron se nuk kishte njohuri të mjaftueshme lidhur me natyrën e punës së kryer atje.
Gjithashtu, ai përgjigjet në lidhje me pretendimet për dhunë ndaj Kolë Berishës, duke përmendur librin e Kole Berishës "Ditari i një izolanti", ku ai thotë se autori e përshkruan atë episod.
Ai gjithashtu sjell një dokument që dëshmon se me datën 1 shtator 1990 ka dorëzuar dorëheqjen dhe është larguar nga puna.

Pas largimit nga puna, Krasniqi ka thënë se ishte anëtarësuar në sindikatën e policisë, fillimisht në Klinë dhe më pas në Prishtinë, ku ka jetuar që nga viti 1990. Më 29 nëntor 1994 ai ka treguar se është arrestuar si pjesë e sindikatës së policisë, si një nga organizatorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës për rajonin e Pejës. Krasniqi tha se atje pësoi tortura fizike dhe psikologjike dhe u dënua me 5 vjet burg.
Më tej ai tregon se në vitin 1994, nga 158 persona të arrestuar në Kosovë dhe gjykuar në 4 procese gjyqësore, 18 prej tyre u dënuan me 5 apo më shumë vite burg, duke përfshirë edhe të. Ai pranon se nuk është në pozicion të flasë për sjelljen dhe sjelljen e tij gjatë hetimeve dhe vuajtjes në burg, por shton se këtë mund ta deshmojnë të burgosurit politik të LPK-së, LKQK-së, Balit Kombëtar, etj.
"Sa për informim nga 158 police te arrestuar ne Kosove ne vitin 1994 dhe te gjykuar ne 4 procese gjyqësore 18 veta janë dënuar me 5 apo ma shume vite dhe janë mbajtur ne burg ne mesin e tyre edhe unë edhe pse kisha me se paku përvojë. Nuk me takon mua te flas për qëndrimin dhe sjelljen time gjate hetimeve dhe vuajtjes ne burg sepse këtë mund ta dëshmojnë te burgosurit politik te LPK, LKQK, Balit Kombëtar, Ministrisë se Mbrojtjes, Grupi i Mentor Kaqit e tjerë nga te cilët sot ka deputet te parlamentit dhe zyrtar te lart politik. Nga te gjithë do ta veçoja te Profesorin Ukshin Hoti me te cilin kemi pas raporte shume te mira dhe te sinqerta te cilat deri ne largimin tim nga Kosova i kam mbajtur përmes motrës se tij dhe bashkëshortit te saj gjate vizitave ne shtëpinë e tyre ne Kodrën e Diellit." - thuhet mes tjerash në reagimin e tij.
Akuzat ndaj tij, Krasniqi i cilësoi të papërfillshme dhe jo njerëzore, pasi përhapet gënjeshtra nëpërmjet tij që të sulmohen edhe të tjerë. Drejtori i Agjencisë tha në fund se është i gatshëm të përballet gjykimin nëse gjendet vetëm një person që ka pasur ndonjë kontakt me të gjatë kohës së punës së tij.
Në reagimin e tij, Krasniqi bashkangjiti edhe një Mirënjohje për angazhimin dhe kontributin në sigurimin dhe ruajtjen e integritetit personal dhe pronësor te qytetarëve të Kosovës.

Reagimi i plotë:
