“UÇK-ja po bëhet shumë më e popullarizuar”: Çka e këshillonte Tony Blairin këshilltari i tij?
Mediumi i njohur britanik “The Guardian” ka publikuar disa dokumente të Arkitivit Kombëtar të Britanisë së Madhe, të cilat trajtojnë luftën e Kosovës.
Më saktë, në këto dokumente theksohet se Tony Blair, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe, këshillohej të punonte me UÇK-në.
Sipas raportimit të “The Guardian”, Blair kishte shqetësime të mëdha se dukej se ishte shumë i afërt me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila po luftonte kundër forcave nacionaliste serbe të udhëhequra nga Slobodan Millosheviqit.
Madje, në këto dokumente përmendet edhe popullariteti në rritje i UÇK-së.
“Ne jemi në rrezik të jemi shumë përbuzës. Ne nuk duam ta favorizojmë politikisht UÇK-në ndaj partive të tjera kosovare. Por ne duhet të llogarisim që UÇK-ja po bëhet shumë më e popullarizuar pas asaj që ka ndodhur [në luftërat jugosllave] dhe të pranojmë se ata janë e vetmja parti me një lloj ushtrie”, thuhej në letrën e përgatitur nga John Saëers, asokohe këshilltari për punët e jashtme të Blairit dhe më vonë shefi i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete.