“U zhgënjyen edhe të tjerët”, Vetëvendosje propagandon me video edhe në njëvjetorin e Banjskës
Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një vide në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, ku u vra polici tashmë hero i vendit Afrim Bunjaku, derisa u eliminuan tre terroristë.
Vetëvendosje në këtë video përdorë terme absolutisht të papranueshëm, duke thënë se për mosfunksionimin e sulmit terrorist, u zhgënjyen terroristët, por “u zhgënjyen edhe të tjerët”.
Tutje në këtë video paraqiten Kryeministri Kurti, ministrat Albulena Haxhiu e Xhelal Sveçla, nën mbishkrimet se “sot veriu fyrmon ndryshe”.