U transferua nga vendi i punës, zyrtari e kritikon Bulliqin e VV-së: Vendim tendencioz e dashakeqës - NACIONALE

U transferua nga vendi i punës, zyrtari e kritikon Bulliqin e VV-së: Vendim tendencioz e dashakeqës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nëpunësi i Komunës së Podujevës, Osman Bajrami ka pretenduar se i është ndërruar pozita në komunë pa arsyetim.

Bajrami ka shkruar se vendimi për transferim, siç e quan aj i pa bazë ligjore, u bë në koordinim dhe bashkëveprim mes kryetarit Shpejtim Bulliqi dhe drejtorëve të kësaj komune.

Për çudi në të njëjten datë kur zyrtari i lartëcekur do duhej të kthehej në vendin e punës unë marrë vendimin për transferim për kryerje të punëve dhe detyrave të punës në kuadër të Drejtorisë së Arsimit, vendim pa arsyetim ndoshta arsyetimi më i mirë do ishte që zyrtarët e Komunës të bëjnë këmbim apo ndërrim (merr-jep) të punëve dhe detyrave të punës brenda administratës Komunale. Vendimi për transferim pa bazë ligjore u bë në koordinim dhe bashkëveprim mes Kryetarit z.Shpejtim Bulliqi, Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit z.Avni Fetahu dhe Drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e aitorizuar për kryerjen e punëve dhe përgjegjësive të punës së Drejtorisë së Administratës znj. Adelinë Stublla.” – ka shkruar ai në Facebook.

Bajrami tutje është shprehur se ky vendim është i qëllimshëm, tendencioz, degradues me qëllim dashakeq.

“Ky vendim është i qëllimshëm, tendecioz, degradues me qëllim dashakeq për dëmtim imazhi si në aspektin personal dhe profesional. Në ekzekutivin e Komunës së Podujevës një zyrtar mund të qëndroj dhe t'i përfundoj detyrat e punës të një pozite tjetër të punës edhe për kundër faktit se sipas vendimit të transferimit afati i transferimit ka kaluar, do të thotë pasi që ka kaluar afati ligjor. Po në këtë Ekzekutiv nuk është çudi se në Drejtorinë e Arsimit ndoshta punët dhe detyrat e punës njëkohësisht mund t'i kryejnë zyrtari përkatës dhe zyrtari i transferuar apo do duhej të ndahen ato detyra të punës.” – ka shkruar ai ndër të tjera.

Lajme të ngjashme