Pacolli për rastin e Klan Kosovës: Çfarë marrëzie
Deputeti, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që ta lë në fuqi vendimin për pezullimin e licensës së mediumit “Klan Kosova”.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli e ka përshkruar si marrëzi vendimin e sotëm për Klan Kosovën.
“Jetësimi i "luftës totale të qeverisë së Kosovës kundër të gjithëve" është e vetmja përgjigje për të kuptuar pse i është anuluar licenca e funksionimit të "Klan Kosova"”, ka shkruar ai.
