U trajtua në QKUK, pastaj e lajmëroi burrin për dhunë të vazhdueshme në polici – s’ka të arrestuar - NACIONALE

U trajtua në QKUK, pastaj e lajmëroi burrin për dhunë të vazhdueshme në polici – s’ka të arrestuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, është njoftuar për një rast të dhunës në familje.

Një grua, pas trajtimit mjekësor në QKUK, e ka denoncuar në polici burrin e saj për dhunë të vazhdueshme.

Policia e Kosovës ka shkruar se “nuk raportohet për të arrestuar”.

“Gllogoc 09.02.2024-22:00. Viktima femër kosovare pas tretmanit mjekësor në QKUK, me datë 15.02.2024 ka njoftuar në stacion policor se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar vazhdimisht ka ushtruar dhunë ndaj saj. Nuk raportohet për të arrestuar.” – njofton Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme