“U shua një 4 vjeçare, turp turp turp”: Haki Abazi vendosi një parullë në foltoren e Kuvendit të Kosovës
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka vendosur një parullë në foltoren e këtij institucioni, pas vdekjes së dyshimtë të një katër vjeçareje nga komunitetet jo shumicë.
“U shua një 4 vjeçare! Turp turp turp turp” – shkruan në këtë parullë.

Ndërkohë, për vdekjen e katër vjeçares tashmë kanë nisur hetimet. Dyshimet për vdekjen e saj, kanë të bëjnë me atë se vajza u rrah paraprakisht.

Të mërkurën ndërkaq, ka pasur shumë shkrime nëpër rrjete sociale në lidhje me këtë, duke kritikuar edhe politikanët që reaguan me vonesë.
Dritë mbi rastin që është cilësuar si “hetim i vdekjes”, pritet të hedhë raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku ishte dërguar trupi i saj për obduksion.