U rrëmbye në Prizren dhe u dërgua në Shqipëri, policia arreston dy të dyshuar - NACIONALE

U rrëmbye në Prizren dhe u dërgua në Shqipëri, policia arreston dy të dyshuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrëmbim.

Rrëmbimi dyshohet të ketë ndodhur në Prizren.

Viktima ka treguar se dy burra të dyshuar e kanë rrëmbyer dhe e kanë dërguar në Shqipëri.

“RRËMBIM

Prizren / 09.10.2024 – 21:15. Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte rrëmbyer nga dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i R. Shqipërisë dhe tjetri shtetas i R. Kosovës dhe ishte dërguar në R. Shqipërisë. Policia e R. Shqipërisë kanë arritur të ndalin veturën e të dyshuarve dhe më pas ata i janë dorëzuar Policisë së Kosovës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” – shkruhet në raportin 24-orësh.

Lajme të ngjashme