U raportua se do të aderojë në LDK, Berat Rukiqi e mohon - NACIONALE

U raportua se do të aderojë në LDK, Berat Rukiqi e mohon

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kohëve të fundit aderimet në LDK, kanë ngjallur reagime të shumta.

Më kalimin e deputetes nga rradhët e Guxo Daorsa Kicës, në LDK, i pari i kësaj partie Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar që do të ketë edhe aderime të reja.

Në medie, u raportua se Berat Rukiqi, ish-udhëheqës i Odës Ekonomike të Kosovës, ka kaluar në LDK.

Mirëpo, në një prononcim për Gazetën Nacionale, Rukiqi i ka mohuar këto pretendime.

‘’Tani për tani nuk ka plane të tilla për të kaluar në asnjë parti e as nuk jam në bisedime me një të tillë. Për momentin jam i angazhuar në akademi dhe ne disa aktivitete në ndërmarrësi, kështu që nuk e konfirmoj një lajm të tille’’, ka thënë Rukiqi për Nacionale.

Sipas Rukiqit, nuk e di se nga ka dalur ky informacion pasi që angazhimet e vetme për të në këto momente mbetët akademia dhe ndërmarrësia dhe nuk ka ndonjë plan që të hy në politike.

Lajme të ngjashme