U raportua për të shtëna: Policia sekuestron një armë në Mitrovicë
Mbrëmë në Mitrovicë është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Policia ka lokalizuar personin dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 7 fishekë.
“Në orët e mbrëmjes së datës 31 mars 2024, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit. Mbi bazën e informatës njësitet policore kanë arritur të lokalizojnë personin e dyshuar me ç’rast gjatë kontrollit në veturën e tije është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me shtatë fishek.”
I dyshuari 27 vjeç është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar 27 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve”.”