U raportua për sulme: Si qëndrojnë nivelet e rrezatimit në impiantin bërthamor të Natanzit
Nivelet e rrezatimit jashtë objektit kryesor të pasurimit të uraniumit në Natanz të Iranit mbeten të pandryshuara.
Kështu ka deklaruar drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, pas raportimeve për një sulm të mundshëm nga Izraeli.
“Nivelet e rrezatimit jashtë objektit të Natanz-it kanë mbetur të pandryshuara. Lloji i kontaminimit radioaktiv të pranishëm brenda objektit, kryesisht grimca alfa, mund të menaxhohet me masa të përshtatshme mbrojtëse,” - tha Grossi në një deklaratë në rrjetin X.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore konfirmoi më herët se objekti në Natanz ishte goditur, por theksoi se nuk është vërejtur ndonjë rritje e rrezatimit në zonën përreth.