U qëllua me plumb qorr natën e Vitit të Ri në Deçan, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen e një burri nga një plumb qorr në natën e Vitit të Ri në Deçan.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti po hetohet.
Raporti i plotë:
“Deçan / 01.01.2024 – 00:00. Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë duke qëndruar para shtëpisë së tij, dyshohet se është goditur nga një plumb nga ajri (qorr) me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”