“U preka kur e pash skenën e vizitës së Hashimit në spital”: Haradinaj shpreh ngushëllime pas vdekjes së Haxhi Thaçit - NACIONALE

“U preka kur e pash skenën e vizitës së Hashimit në spital”: Haradinaj shpreh ngushëllime pas vdekjes së Haxhi Thaçit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur i pikëlluar pas vdekjes së babasë së Hashim Thaçit, Haxhi Thaçit – për çka tha se është ndjerë i prekur emocionalisht me skenën e vizitës së ish-Presidentit Thaçi në spital te babai i vet para disa ditësh.

Postimi i Haradinajt:

Historia, po na përsëritet – edhe me dreqin me u bë, veç me e eliminu kundërshtarin politik. E këtë më së shumti e përjetoi mixha Haxhi, që në ditët e fundit të tij po i mbyllte sytë pa u përshëndet për së fundmi herë me të birin çlirimtar.

U ndjeva i prekur kur e pashë skenën e vizitës së Hashimit në spital. E kam përjetuar vetë. Por, sado që të zgjasë, e drejta jonë historike do të triumfojë.

I përjetshëm kujtimi për ty, mixha Haxhi Thaçi!

Lajme të ngjashme