U përleshen pas aksidentit, policia arreston dy persona në Obiliq - NACIONALE

U përleshen pas aksidentit, policia arreston dy persona në Obiliq

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar dy persona në Obiliq.

Kjo pasi të njëjtit dyshohen se e kanë sulmuar njeri-tjetrin pas një aksidenti me vetura që kishin pasur mes vete.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se me urdhër të prokurorit të dy personat janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Milloshevë, Obiliq / 21.08.2025 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Gjermanisë, pasi që kishin sulmuar njërin-tjetrin pas një aksidenti me vetura që kishin pasur mes vete. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Lajme të ngjashme