U paraqit rrejshëm si polic duke e kontrolluar një veturë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë - NACIONALE

U paraqit rrejshëm si polic duke e kontrolluar një veturë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës e ka dërguar raportin 24-orësh, ku janë evidentuar rastet penale apo të kundërvajtjes, që kanë ndodhur gjatë 24-orëshit të fundit.

Në raport shkruhet se një person e ka ndaluar një vetur dhe e ka kontrolluar, duke u paraqitur rrejshëm si polic.

I dyshuari është arrestuar.

“PREZANTIM I RREMË

Mramor, Prishtinë 06.01.2024 – 11:30. Është arrestuar me 08.01.2024 i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur, duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, kishte ndaluar dhe kontrolluar një veturë të cilën ishte duke e drejtuar ankuesi kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.” – shkruhet në raport.

Lajme të ngjashme