U nis nga Serbia: Rrëzohet një avion mallrash i Ukrainës
Një aeroplan mallrash është rrëzuar në qytetit të Kavala në Greqinë veriore
Aeroplani "Antonov-12" që operohet nga një kompani me bazë në Ukrainë po fluturonte nga Serbia në Jordani kur u rrëzua të shtunën, raporton BBC.
Nuk dihet se sa njerëz ishin në bord dhe nëse kishte të mbijetuar.
Transmetuesi shtetëror ERT i Greqisë raportoi se avioni mbante një ngarkesë prej 12 tonësh, duke e përshkruar atë si potencialisht ngarkesë të rrezikshëm.
Thuhet se piloti kërkoi një ulje emergjente në aeroportin e Kavallës për shkak të një problemi me motorin, por nuk ishte në gjendje të arrinte në pistë.
Disa raporte thonë se tetë persona mund të kenë qenë në bordin e avionit.
Zyrtarët lokalë thanë se shtatë makina zjarrfikëse ishin vendosur, por ata nuk mundën t'i afroheshin vendit të përplasjes për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme.
"Ne po e trajtojmë ngarkesën si material të rrezikshëm," citoi Reuters të ketë thënë një zyrtar i brigadës së zjarrfikësve.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment publik nga Ukraina, Serbia apo Jordania.