“U ngrita në skenë për pak”: Ambasadori amerikan organizon pritje për festën e Pavarësisë së Kosovës
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka uruar Kosovën për 15 vjetorin e pavarësisë.
Hovenier përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se sonte në mbrëmje u organizua një pritje në objektin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Ambasadori amerikan ka thënë se veç tjerash, ka pasur rastin që të ngritet në skenë për pak.
“Urime Kosovës për 15 vjetorin e Pavarësisë.” – ka thënë ai.
Në fotografitë e postuara nga ai, shihet presidentja Osmani me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu. Po ashtu, i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.
Në rreshtin e dytë, duket se kanë qenë të ulur disa prej ministrave të Qeverisë Kurti II.
Postimi i plotë i ambasadorit:
Sot në mbrëmje festuam Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e ShBA-së me një pritje dhe performancë nga Banda e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë, madje pata rastin të ngrihesha në skenë për pak! Urime Kosovës për 15 vjetorin e Pavarësisë.
This evening, we celebrated Kosovo’s Independence Day at @USEmbPristina with a reception and performance by the U.S. Air Forces in Europe Band, and I even had the chance to get up on stage for a bit! Congratulations to Kosovo for 15 years of independence. 🇺🇸 🤝 🇽🇰 pic.twitter.com/IKo5XUgne7
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 14, 2023