U largua nga presidenca e Kosovës, Blerim Vela nis punën në OSBE?
Blerim Vela, deri para pak muajve ka shërbyer si shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Tani, ai duket se ka nisur punën në OSBE. Së fundi, Vela ka shpërndarë një fotografi ku shihet duke biseduar në një punëtori të organizuar nga OSBE-ja.
Ai ka thënë se atje ka folur se si integrimi i konsideratave gjinore mund të transformojë administrimin dhe pjesëmarrjen zgjedhore në Shqipëri.
Po ashtu, krahas emrit të tij në fotografinë e publikuar, shkruan: “Prezenca në Shqipëri”.
Happy to have delivered the opening remarks at the joint workshop by @osce_odihr and @OSCEinAlbania in assessing the gender dimension of the activities of @KQZShqiperi. I discussed how integrating gender considerations can transform electoral administration & participation in 🇦🇱. pic.twitter.com/0PrEPI4ih0
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 12, 2024