U kërcënua përmes rrjetit social, policia po e heton rastin e Zeqirit
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është evidentuar edhe raportimi i kryetarit të Zubin Potokot, Izmir Zeqiri, për kërcënimin ndaj tij.
Policia ka treguar se po e heton rastin.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes rrjetit social, një person i panjohur dyshohet i nacionalitet serb, e ka fyer dhe kanosur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raport.