U godit nga kamioni, vdes 56-vjeçari nga Vushtrria
Policia e Kosovës ka njoftuar se një 56-vjeçar ka vdekur dje pasi është goditur për vdekje nga një kamion në fshatin Stanovc të Komunës së Vushtrrisë.
Në raporton 24 orësh, Policia ka bërë me dije se shoferi i kamionit pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
I njëjti, sipas policisë, ende nuk është arrestuar.
“Fsh. Stanovc, Vushtrri 05.01.2024 – 16:43. Një mashkull kosovar (këmbësor) ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është goditur nga një automjet transportues (kamion) i cili pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, është thënë në raportin policor.