U godit nga eskavatori, vdes një burrë në Skenderaj - NACIONALE

U godit nga eskavatori, vdes një burrë në Skenderaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë ka vdekur pasi është goditur nga eskavatori në fshatin Qirez të Skenderajt.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, drejtuesi i eskavatorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Qirez, Skenderaj 10.02.2024 – 13:40. Një mashkull kosovar, ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga ekskavatori që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme