U gjend pa shenja jetë në treg, dyshohet për vetëvrasje në Viti - NACIONALE

U gjend pa shenja jetë në treg, dyshohet për vetëvrasje në Viti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në tregun e gjelbër të Vitisë.

Sipas Ismet Hashanit, zëdhënës i Drejtorisë së Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës në Viti është njoftuar se është vrejtur një person pa shenja jete në objektin e Tregut të Gjelbërt në rrugën "Dëshmorët e Kombit "në Viti . Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante si dhe ekipet mjeksore. Në vend të ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi Kosovar shqiptar (1970) është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për rast të vetëvrasjes.Për rastin është njofuar prokurori i shtetit, dhe i njejti ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dergohet në IML për obduksion, gjersa hetime rreth këtij rasti janë duke i zhilluar policia e Kosovës njësiti i hetimeve rajonale.” – tha Hashani për Nacionalen.

Lajme të ngjashme