U.D. Zotëria i parë me gjuhë të ulët ndaj kundërshtarëve politikë: Hienat ikën nga Malisheva, sepse po vjen luani
Alban Krasniqi, bashkëshorti i U.D.Presidentes Albulena Haxhiu është lëshuar në gjuhë të papranueshme ndaj kundërshtarëve politikë. Ai në Facebookun e tij ka ofenduar anëtarët e PDK-së, të cilët patën tubim në Malishevë, ku u panë së bashku, Bedri Hamza, Uran Ismaili, Sami Lushtaku e Fatmir Limaj.
Krasniqi shkroi, “Hijenat ikën nga Malisheva, sepse po vjen LUANI!” – duke aluduar në ardhjen e Kurtit në Malishevë.
Ai e shkroi gabimisht emrin "hienat", duke i shtuar pa vend një "j".