U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Agron Qalaj, uron besimtarët katolikë për Krishtlindje
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët katolikë me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Në urimin e tij, Qalaj ka shprehur dëshirat më të mira që kjo festë e shenjtë të sjellë ngrohtësi, paqe dhe prosperitet në familjet e besimtarëve katolikë, duke theksuar rëndësinë e vlerave të solidaritetit, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës.
“Me rastin e kremtimit të festës së Krishtlindjes, me lejoni t’iu shpreh urimet më të mira me dëshirat që kjo festë të sjellë ngrohtësi dhe prosperitet në familjet tuaja. Gëzuar dhe për shumë mot!”, thuhet në mesazhin e tij.
Në përfundim, U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka theksuar respektin institucional dhe njerëzor ndaj besimtarëve katolikë, duke uruar që festat e fundvitit të shërbejnë si moment reflektimi dhe afrimi mes qytetarëve.