"U befasova me Dimal Bashën": Rashiq sërish thotë se Kuvendi nuk është konstituuar - NACIONALE

"U befasova me Dimal Bashën": Rashiq sërish thotë se Kuvendi nuk është konstituuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nenad Rashiq, sërish ka thënë se Kuvendi nuk është konstituuar.

“Unë e konsideroj që nuk është konstituuar plotësisht, sepse normal që i mungon një nënkryetar, dhe unë kam pas shpresë që do të përfundojë procesi, por fatkeqësisht ajo nuk ka ndodh, por megjithatë pa një nënkryetar nga komuniteti serb, konsideroj që kjo nuk është konsituim”, tha ai për FrontOnline.

Rashiq tha se ishte i befasuar me mënyrën si u mbyll seanca të shtunën, kur kryekuvendari Basha e shpalli procesin si të përfunduar. Ai tha se nuk e sheh këtë si një qasje të drejtë dhe shpreson që më vonë të kthehen në pikën zero.

“Unë kam qenë i befasuar në përfundimin e seancës të shtunën, ku Basha u deklaruar se shpallim procesin të përfunduar, nuk konsideroj që kjo është mënyra e duhur dhe po shpresoj që një moment do të kthemi në pikën zero, nuk ka kuptim që ta zhvilloj atë procedurë të mëtutjeshme sa i përket konstatimit të konstituimit”, tha ai.

Lajme të ngjashme