U akuzua për përgatitje të veprave terorriste, Prokuroria propozon masën e edukimit për të miturin
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ndaj një të mituri ka propozuar shqiptimin e masës institucionale edukative.
I mituri me inicialet B.M. akuzohej për përgatitjen e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
PROKURORIA SPECIALE KA NGRITUR PROPOZIM SHQIPTIMIN E MASËS INSTITUCIONALE EDUKATIVE NDAJ TË MITURIT B.M
Prishtinë, 8 dhjetor 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas përfundimi të procedurës përgatitore ndaj të miturit B.M, ka ngritur Propozim shqiptimin e masës institucionale edukative, Dërgimi në Institucionin Edukativo-korrektues, për shkak të veprës penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, nga neni 138 lidhur me nenin 129 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).