U aksidentua në krye të detyrës, vdes zjarrfikësi nga Gjakova - NACIONALE

U aksidentua në krye të detyrës, vdes zjarrfikësi nga Gjakova

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Fotoilustrim

Ka vdekur QKUK zjarrfikësi dhe shefi i Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës, Kaqun Limja, i cili u aksidentua sot rreth orës 15:30 në fshatin Mejë, teksa ishte në krye të detyrës.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarisht nga Brigada e Zjarrfikësve në Gjakovë.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, e ka cilësuar vdekjen e tij si një humbje të madhe dhe ka thënë se Limja vdiq duke shërbyer me guxim e përkushtim.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Komandantit të Togut, Kaqun Limja, i cili ra në krye të detyrës duke mbrojtur jetën dhe pasurinë e qytetarëve tanë. Në emër të Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Lima, kolegëve të Shërbimit të Zjarrfikës dhe Shpëtimit në Gjakovë, si dhe gjithë zjarrfikësve në vend. Kujtimi për të do të jetojë gjithmonë si simbol i sakrificës dhe humanizmit. Me respekt të thellë për jetën e tij të dhënë në shërbim të komunitetit” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme