Twitter rikthen llogaritë që ua suspendoi politikanëve në Serbi - NACIONALE

Twitter rikthen llogaritë që ua suspendoi politikanëve në Serbi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kompania Twitter ka rikthyer llogaritë e disa politikanëve në Serbi, të cilat i kishte suspenduar.

Twitter në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se kanë marrë gabimisht masa për të suspenduar disa llogari, por ato tani janë rikthyer.

"Në këtë rast, ne morëm gabimisht masa për të suspenduar një numër të llogarive dhe tani ato janë rikthyer. Prioriteti ynë kryesor është të mbrojmë diskutimet e shëndetshme në Tëitter", kanë thënë nga kjo kompani.

Tëitter më 18 gusht pezulloi llogaritë e disa deputetëve, politikanëve dhe një zyrtari qeveritarë.

Arno Gujon, drjetor i Drejtorisë për bashkëpunim me diasporën dhe serbët në rajon, ishte në mesin e personave të cilit iu pezullua llogaria.

“Twitter sapo pezulloi llogarinë time ku kisha 34.000 ndjekës, pa dhënë asnjë shpjegim”, tha Gujon përmes një postimi në Facebook.

Në mesin e personave që iu pezulluan llogaritë, janë edhe 12 anëtarë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), e cila është edhe partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajme të ngjashme