Turqia kap anijen ruse me drithë të vjedhur nga Ukraina - NACIONALE

Turqia kap anijen ruse me drithë të vjedhur nga Ukraina

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ambasadori ukrainas në Turqi, ka njoftuar se autoritetet doganore turke kanë ndaluar një anije ruse mallrash që transportonte drithë që dyshohet se është vjedhur nga Ukraina.

“Ne kemi një bashkëpunim të plotë. Anija aktualisht qëndron në hyrje të portit, ajo është ndalur nga autoritetet doganore të Turqisë”, ka njoftuar ambasadori Vasyl Bodnar.

Ndalimi i kësaj anije, e cila ishte duke qëndruar në brigjet turke, vjen pasi Ukraina kishte bërë thirrje për konfiskimin e saj.