Turqia e dënon fuqishëm vendimin e ShBA-së për heqjen e embargos së armëve për Qipron - NACIONALE

Turqia e dënon fuqishëm vendimin e ShBA-së për heqjen e embargos së armëve për Qipron

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Turqia të shtunën e dënoi fuqishëm vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’ia larguar embargon e armëve administratës greke të Qipros.

“Ne e dënojmë fuqishëm zgjerimin e fushëveprimit të vendimit të marrë nga ShBA-ja në shtatorin e vitit 2020 për ta hequr embargo e armëve ndaj Administratës Qipriote Greke”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

“Ky vendim, që është në kundërthënie ndaj parimit të barazisë së dy palëve të ishullit dhe që edhe më tej e fuqizon kokëfortësinë e palës qipriote greke, do të ndikojë negativisht në përpjekjet për ta rivendosur çështjen e Qipros; dhe do të çojë në garë armësh në ishull, duke i dëmtuar paqen dhe stabilitetin në Mesdheun Lindor”, thuhet më tej në deklaratë.

Departamenti i Shtetit i ShBA-së tha të premten se Shtetet e Bashkuara ia kanë hequr kufizimet e tregtisë në fushën e mbrojtjes administratës qipriote greke për vitin fiskal 2023.

“Sekretari i Shtetit, Antony J. Blinken, përcaktoi dhe certifikoi në Kongres se Republika e Qipros i ka plotësuar kushtet e nevojshme sipas legjislacionit përkatës për ta lejuar miratimin e eksportimit, rieksportimit dhe transfereve të artikujve të mbrojtjes”, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Lajme të ngjashme