Turqia dhe Rusia reagojnë pas vrasjes së kreut të Hamasit, Ismail Haniyeh
Turqia dhe Rusia kanë reaguar pas vrasjes së kreut të byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.
Ministria e Jashtme e Turqisë e dënoi “vrasjen e turpshme në Teheran”, duke thënë në një deklaratë se “ky sulm gjithashtu synon që ta përhapë luftën e Gazës në një dimension rajonal”.
Në Moskë, Ministria e Jashtme e Rusisë e përshkroi eliminimin e figurës së lartë të Hamasit si “vrasje politike tërësisht e papranueshme”, sipas mediumit shtetëror, RIA.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Mikhail Mogdanov, tha se vdekja e kreut të Hamasit “do të çojë në eskalim të mëtejmë të tensioneve”.