Tubimi i VV-së me mërgatën, Mirena: Pjesëmarrje e vogël e mërgimtarëve, VV-ja ish mundu me manipulu me foto
Analisti Ilir Mirena ka komentuar takimin e VV-së më mërgatën, i cili është mbajtur të hënën.
Ai ka bërë me dije se pjesëmarrja e mërgimtarëve në këtë tubim ishte e vogël.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se partia në pushtet ishte munduar të manipulonte përmes fotografive nga afër, duke tentuar që pjesëmarrja të duket e madhe.
Sipas analisti, qytetarët janë zhgënjyer nga partia në pushet.
“I kqyra me vemendje fotografite e VV'se e Albin Kurtit ne tubimin me mergimtaret dje ne Prishtine... Pjesmarrje shume e vogel. Ishin mundu me manipulu me kende te fotografise, me erresiren mes pemeve ne parkun e Taukbashqes, dhe me fotografi te aferta. Sigurisht, krejt me fytyra te qeshura. Shume nga pjesmarresit shiheshin ne foto qe jane zyrtare te VV'se, deputete, ministra, e familjare te tyre... Duket qe mergimtaret me nuk po e hane mashtrimin e tyre. Se besoje qe do t'u ndodh serish. Se besoje, sepse ky e ka keqperdorur besimin e tyre”, ka shkruar Mirena.