Tryeza për arsim, AAK-ja del me disa konkluzione - NACIONALE

Tryeza për arsim, AAK-ja del me disa konkluzione

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë me disa konkluzione pas Tryezës për gjendjen në arsim.

Ato i ka publikuar shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri. Fillimisht, thuhet që arsimi po ballafaqohet me probleme sistematike.

Po ashtu, sipas konkluzioneve, “tendenca për politizim dhe partizim në UP është alarmuese”.

Përmenden edhe debatet e SBAShK-ut me Qeverinë, Ligji i Pagave e mungesave e teksteve shkollore.

“PISA – ka treguar nivelin e ulët dhe situatën alarmante në sektorin e arsimit. Autonomia financiare përmes financimit të drejtpërdrejtë dhe përdorimi i të hyrave vetanake nga Universiteti është prioritet.” – janë disa prej pikave të tjera.

Lajme të ngjashme