“Tryeza është më e qetë pa ty”: Endrit Thaçi me fjalë emocionuese për babain e tij gjatë iftarit me nënën
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar një fotografi nga iftari me nënën e tij, derisa ka shkruar disa fjalë për babain.
Në një shkrim të publikuar në rrjete sociale, ai ka thënë se “lutet që të jenë sërish bashkë”.
“Tryeza është më e qetë pa ty. Lutjet tona në këtë muaj të Shenjtë janë që të jemi përsëri bashkë”, ka shkruar Endriti.
