Trusti nuk kalon, Olluri: Ua trusi pak Albin Kurti a?
Gazetari Parim Olluri, ka ironizaur pasi projektligji për tërheqjen e Trustit Pensional nuk ka kaluar sot në Kuvendin e Kosovës.
Olluri, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me mosvotimin e projektligjit për tërheqjen e Trustit Pensional me deklaratën e Kryeministrit Kurti për politikanin serb të vrarë, Oliver Ivanoviq.
“Ua trusi pak Albin Kurti a? Kalone tash krizen duke e mbajtur gjalle kujtimin per Oliver Ivanoviqin”, ka shkruar Olluri.
Kujtojmë se nga 101 deputetë sa ishin në sallën e Kuvendit, 97 prej tyre kanë marrë pjesë në votim. 55 kanë votuar kundër, ndërsa 42 deputetë kanë votuar në favor të projektligjit.
