Truss e Britanisë i dënon planet e Putinit për aneksimin e territoreve ukrainase - NACIONALE

Truss e Britanisë i dënon planet e Putinit për aneksimin e territoreve ukrainase

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka lëshuar një deklaratë në të cilën e akuzon presidentin rus, Vladimir Putin, për shkelje të ligjit ndërkombëtar, kur ai po përgatitet që formalisht të aneksojë në Rusi katër rajone të Ukrainës.

“Mbretëria e Bashkuar kurrë nuk do ta shpërfillë vullnetin sovran të atyre njerëzve dhe ne kurrë nuk do t’i pranojmë rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia si asgjë tjetër pos si territore ukrainase”, thuhet në deklaratë.

“Putini nuk mund të lejohet që t’i ndryshojë kufijtë ndërkombëtarë duke përdorur forcë brutale. Ne do të sigurohemi që ai ta humbë këtë luftë të paligjshme”, thuhet më tej.

Deklaratë të ngjashme ka dhënë më herët edhe presidenti amerikan, Joe Biden. Ai tha se ShBA-ja nuk do t’i njohë kurrë pretendimet e Rusisë ndaj territorit sovran të Ukrainës.

Lajme të ngjashme