Trupat e dy vullnetarëve britanik të vrarë nga forcat ruse rikthehen në Ukrainë
Trupat e dy vullnetarëve britanikë të vrarë në Ukrainën lindore në janar janë rikthyer në Ukrainë si pjesë e një shkëmbimi të burgosurve me Rusinë.
Shefi i shtabit të Presidentit Volodymyr Zelensky, tha se trupat e dy qytetare britanik, Chris Parry, 28 vjeç dhe Andrew Bagshaw, 47 vjeç, tani janë kthyer në Ukrainë.
Dy vullnetarët u panë për herë të fundit duke shkuar në qytetin Soledar më 6 janar, ku sipas familjarëve të tyre ata ishin vrarë gjatë një shpëtimi humanitar dhe nuk kishin të bënin aspak më luftën.
Nuk është dhënë asnjë indikacion se kur do t'i dorëzohen personelit të ambasadës britanike për t'u dërguar në shtëpi.
Pavarësisht luftimeve të vazhdueshme në Ukrainë, Andriy Yermak, shefi i shtabit të Ukrainës, tha se 116 ushtarë ukrainas ishin liruar të shtunën, raporton BBC.
Ai tha se të burgosurit e liruar përfshinin mbrojtës të Mariupolit, ushtarë nga Kherson dhe snajperë nga Bakhmut, si dhe personnel nga operacionet speciale.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se 63 ushtarakë ishin kthyer si pjesë e një "procesi kompleks ndërmjetësimi".
Ky është shkëmbimi i dytë i të burgosurve i kryer midis dy vendeve deri më tani këtë vit.