Trupat amerikane në veri të vendit, Latifi: Ushtarë arabë janë, këqyrni mirë
Trupat amerikane të NATO-s janë vendosur të premten në rrugët kryesore të veriut të Kosovs, pas dështimit që të arrihet një marrëveshje në takimin Kurti-Vuçiq, të enjten në Bruksel.
Në lidhje me këtë ka reaguar analisti Blerim Laitif, duke thënë se “ushtarë arabë janë, këqyrni mirë”.
“Mediat: "Amerikanët vendosen në Mitrovicën e Veriut pas dështimit të negociatave në Bruksel". Jo more gabim e kanë, ushtarë arabë janë kta, kqyrni mirë”, ka thënë ai në një shkrim në Facebook.
Sa i përket takimit, palët nuk arritën në një marrëveshje për dokumentet dhe targat serbe gjatë takimeve të 18 gushtit.
BE-ja pohoi se Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë diskutimet e tyre për të arritur një marrëveshje përfundimtare që do të mundësonte një normalizim të plotë të marrëdhënieve.