Trumpit i shkojnë urimet e para nga Evropa për fitoren në Iowa - NACIONALE

Trumpit i shkojnë urimet e para nga Evropa për fitoren në Iowa

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas fitores së parë zgjedhore këtë vit, ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i janë shprehur urimet e para nga dy zyrtarë të lartë nga Evropa – një kryeministër e një zëvendëskryeministër.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, në një postim në rrjetin X shkroi: “Një fitore e pritur gjatë!” Ai e vendosi edhe simbolin e duartrokitjeve dhe postimit i bashkëngjiti një vegëz ku raportohet për mbizotërimin e Trumpit në garën brenda Partisë Republikane në Iowa.

Rreth dy orë më pas, zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, e uroi Trumpin për fitoren në Iowa, madje duke e etiketuar në postimin e tij.

Për fitoren e miliarderit ka reaguar edhe presidenti i tanishëm i ShBA-së, Joe Biden, i cili rivalin e quajti “kryesues të qartë” në këtë pikë në garën e partisë së tij dhe duke u bërë thirrje përkrahësve për të dhuruar donacione financiare për fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike.

Lajme të ngjashme