Trumpi zotohet për kundërpërgjigje ndaj sulmit iranian ndaj trupave amerikane në Jordani - NACIONALE

Trumpi zotohet për kundërpërgjigje ndaj sulmit iranian ndaj trupave amerikane në Jordani

1 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se vendi i tij do t’u kundërpërgjigjet sulmeve të Iranit mbrëmë ndaj forcave amerikane në Jordani.

“Do t’i godasim fort. Do të ketë një kundërpërgjigje” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë në televizionin “Fox News”, transmeton gazeta “The Times of Israel”.

Disa orë më herët, Trumpi publikoi pamje të formuara me inteligjencë artificiale, ku shfaqej gjoja një sulm ndaj Ishullit Kharg të Iranit.

Irani hodhi raketa drejt një baze amerikane në Jordani si hakmarrje për sulmet e forcave amerikane ndaj aseteve ushtarake iraniane, për të cilat ShBA-ja thotë se ishin duke u përgatitur për të lëshuar mina ujore në Ngushticën e Hormuzit.

Trumpi ka thënë se pothuajse të gjitha raketat e hedhura nga Irani janë penguar.

Lajme të ngjashme