Trumpi thotë se ShBA-ja ia ka ndaluar Izraelit bombardimin e Libanit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes një postimi në rrjete sociale ka thënë se “Izraeli nuk do ta bombardojë më Libanin”.
“Atyre u ndalohet nga ShBA-ja që ta bëjnë këtë. Mjaft është mjaft!!! Faleminderit” – shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë, raporton gazeta “The Guardian”.
Disa minuta para publikimit të shkrimit të presidentit amerikan, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, publiko një video-adresim në llogarinë e tij zyrtare në “YouTube”, ku deklaroi se Izraeli ende nuk e ka mbaruar punën me Hezbollahun.
Në video, Netanyahu tha se Izraeli është pajtuar për armëpushim të përkohshëm në Liban me kërkesën e Trumpit, i cili ia ka dhënë Izraelit mundësinë që të promovojë një zgjidhje të kombinuar politike e ushtarake me Qeverinë e Libanit.
Kryeministri e përshkroi situatën si njëra dorë duke e mbajtur armën, ndërsa tjetra e zgjatur për paqe.